Tre ndeshje tepër interesante u zhvilluan sonte në garën e dytë të futbollit evropian për klube, Europa League.
Më së shumti gola u realizuan në përballjen Bologna-Aston Villa, ku anglezët fituan me rezultat 1:3.
Tre gola i pati ndeshja Freiburg – Celta Vigo, ku gjermanët fituan bindshëm përballë spanjollëve me rezultat 3:0.
Derisa Porto dhe Nottingham Forest luajtën baras 1:1.