Aston Villa ‘thyen’ Bologna-n në Itali, fiton edhe Freiburg

- Bota Sot

Aston Villa ‘thyen’ Bologna-n në Itali, fiton edhe Freiburg

Aston Villa ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Europa League, pasi ka mposhtur në udhëtim Bologna me rezultat 1:3 në ndeshjen e parë çerekfinale.

Takimi në Itali nisi me ritëm të lartë dhe me një gol të hershëm të Bologna-s, i cili u anulua pas rishikimit të VAR-it. Në fund të pjesës së parë, miqtë kaluan në avantazh pas një autogoli të Ezri Konsa (44’).

Në pjesën e dytë, Aston Villa e rriti epërsinë me golin e Ollie Watkins në minutën e 51’, duke e vendosur ndeshjen në kontroll.

Bologna arriti të ngushtojë rezultatin në 1-2 përmes Leëis Ferguson në minutën e 90’, por Watkins shënoi sërish në kohën shtesë (90+4’) për rezultatin përfundimtar 1-3.

Në ndeshjet tjera të mbrëmjes, Freiburg fitoi bindshëm ndaj Celta Vigo me rezultat 3:0, ndërsa dueli mes Porto dhe Nottingham Forest u mbyll baras 1:1.

Ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve zhvillohen pas një jave dhe pritet të sjellin edhe më shumë emocione në këtë garë evropiane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot