Kube nga Italia dhe Anglia në garë për sulmuesin shqiptar

- Bota Sot

Kube nga Italia dhe Anglia në garë për sulmuesin shqiptar

Kristian Shpendi po vazhdon të jetë një nga emrat më të nxehtë në tregun e transferimeve, falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Cesenën në Serinë B.

Sulmuesi shqiptar nuk po tërheq vëmendje vetëm për golat, por edhe për potencialin e madh që shihet si investim për të ardhmen.

Sipas mediave italiane dhe portalit pranë klubit “Tuttocesena”, interesimi për Shpendin është në rritje dhe pritet që gjatë verës të ketë lëvizje konkrete për transferimin e tij.

Në Serie A, Parma dhe Lazio po e ndjekin me vëmendje situatën e sulmuesit.

Ndërkohë, edhe Palermo, që synon ngjitjen në elitë, e ka në listën e dëshirave.

Interesi nuk mungon as nga Premier League, ku West Ham dhe Crystal Palace kanë hedhur sytë nga talenti shqiptar.

Gjithashtu, edhe Al Sadd, i drejtuar nga Roberto Mancini, po monitoron zhvillimin e tij.

Vlera e kartonit të Shpendit vlerësohet rreth 3.5 milionë euro, duke e bërë atë një “okazion” të vërtetë për klubet që kërkojnë një sulmues të ri me potencial të madh rritjeje.

Gjithçka do të varet edhe nga sezoni i Cesenës, pasi një ngjitje e mundshme në elitë do të ndryshonte plotësisht skenarin për të ardhmen e lojtarit.

Në çdo rast, vera pritet të jetë shumë e nxehtë për Shpendin, me disa klube të gatshme të hyjnë në garë për të siguruar firmën e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot