Sulmuesi i Shqipërisë “mollë sherri” në Itali

- Bota Sot

Sulmuesi i Shqipërisë “mollë sherri” në Itali

Cristian Shpendi është kthyer në “mollë sherri” në Itali, në prag të merkatos së verës.

Siç raporton “TuttoMercato”, për sulmuesin e Shqipërisë është ndezur një garë, duke filluar nga Italia e deri në Angli.

Pikërisht në futbollin italian, Shpendi kërkohet nga ekipi i Serie B, Palermo, të cilët kanë ende shpresa për ngjitje në elitë. Megjithatë, s’do të jetë e lehtë për ta, pasi ekipe elitare si Lazio dhe Parma i janë vënë pas 22-vjeçarit.

Sikur të mos mjaftonte gara brenda shtetit, për Palermon është akoma më i vështirë rivaliteti përtej kufijve. Pikërisht nga Premier League angleze, West Ham dhe Crystal Palace po ndjekin me kujdes situatën.

Ata po përgatisin ofertën prej 3.5 milionë eurove, shifër që kërkohet nga Cesena, klubi që ka në pronësi shqiptarin.

Një shifër kjo që për anglezët është hiçgjë, por zgjedhja i mbetet në dorë Shpendit. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot