Bastoni refuzon Barçën

- Bota Sot

Bastoni refuzon Barçën

Alessandro Bastoni po lidhet gjithnjë e më shumë me një largim nga Interi.

Interesimi i Barcelonës për të, ka ngritur vëmendje të madhe teksa tentojnë të përforcohen në mbrojtje dhe italianin e shohin si një pikë kyç.

Por kjo gjë ka marrë një kthesë pasi që Bastoni, ka vendosur të refuzojë Barcelonën për të qëndruar tek Interi, sipas mediave italiane.

Ai ndjehet shumë mirënjohës ndaj Interit për mbështetjen që i dha gjatë kohës së tij të vështirë dhe gjatë gjithë viteve.

Bastoni, po ashtu dëshiron një largim miqësor teksa nuk do të detyrojë klubin që ta shesë atë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot