Slot: Ndiej mbështetjen nga pronarët

- Bota Sot

Slot: Ndiej mbështetjen nga pronarët

Arne Slot po kalon një sezon të dytë të dobët me Liverpoolin.

Liverpooli i tij rrezikon të mbetet pa trofe, pas eliminimit të fundit në FA Cup si dhe rrezikon eliminimin nga PSG-ja në Ligën e Kampionëve pasi humbën nga kampionët në fuqi, PSG-ja me rezultat 2-0.

Slot, u lidh me një shkarkim nga drejtuesit e skuadrës por që holandezi tha se ndjen mbështetjen e madhe nga pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group.

“E kam thënë shumë herë se ndiej shumë mbështetje nga pronarët, si edhe nga Richard Hughes dhe Michael Edwards.

Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, ndiej edhe mbështetjen e tifozëve”, u shpreh Slot.

Liverpooli, do të luajë ndeshjen e radhës në Premierligë ndaj Fulhamit nesër në orën 18:30.



Lexoni të gjitha në Bota Sot