Kristal Palas surprizoi Fiorentinën mbrëmë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës duke e mposhtur me rezultatin e pastër 3-0.Dy autorët e golave, Mateta dhe Mitçell folën në TNT Sports, ndërsa francezi u pa duke u përqafuar me gazetaren e Olivia Buzaglo.
“Duket se të gjithë po përqafohemi pak këtu,” tha Buzaglo me shaka përpara se të deklaronte:
“Djema, një çerekfinale e një kompeticioni evropian dhe Kristal Palas e ruajti performancën e tyre më të mirë për të, çfarë nate.”
“Po, çfarë nate, çfarë nate.
Për një kohë të gjatë që nuk luajta dhe nuk e nisja titullar, ëndërroja për këtë natë duke shënuar, e bëra dhe jam shumë i lumtur”, përfundoi ai.