Zelensky: Forcat ushtarake ukrainase rrëzuan dronë iranianë në disa vende të Lindjes së Mesme

- Bota Sot

Zelensky: Forcat ushtarake ukrainase rrëzuan dronë iranianë në disa vende të Lindjes së Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se forcat ushtarake ukrainase kanë rrëzuar dronë iranianë në disa vende në Lindjen e Mesme.

Në një komunikim me gazetarët, presidenti ukrainas shtoi se Kievi kishte dërguar dhjetëra njerëz në të paktën katër vende në Lindjen e Mesme, pasi sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit shkaktuan një valë hakmarrjeje me dronë.

“Ne dërguam ekspertët tanë ushtarakë në Lindjen e Mesme, përfshirë specialistë në dronë interceptues dhe luftë elektronike.

Ne u treguam disa vendeve se si të punonin me interceptorët. A i shkatërruam? Po, i shkatërruam. A e bëmë vetëm në një vend? Jo, në disa”, tha ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot