Maqedonia mjaft bindëse ndaj Bullgarisë, Ramadani shënon

- Bota Sot

Maqedonia mjaft bindëse ndaj Bullgarisë, Ramadani shënon

Maqedonia në futsal fushatën e parakualifikimeve për Botërorin e vitit 2028, që po e zhvillon në Lituani, e ka nisur me këmbë të mbarë, pasi regjistroi një fitore bindëse 4:1 ndaj Bullgarisë.

Serinë e golave në këtë ndeshje e nisi Ivan Krstevski me një gol të shënuar që në minutën e dytë, ndërsa Berat Ramadani në minutën e 8-të dyfishoi shifrat në 2:0. Në minutën e 18-të, Maqedonia pati mundësinë të shënoj edhe golin e tretë, mirëpo mundësinë për të shënuar nga pika e bardhë e humbi Toni Kirevski.

Kështu në pushim Maqedonia shkoi me epërsinë e dy golave, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Bullgaria ktheu shpresat me golin e Vlladimir Baharov, që zbuti shifrat në 2:1.

Ky rezultat ishte valid deri në minutat e fundit të takimit, më saktësisht deri në minutën e 38-të, kur portieri Antonio Petrovski shënoi për rezultat 3:1, ndërkohë paraqitjen e tij të shkëlqyeshme në këtë ndeshje Berat Ramadani, vetëm një minutë më vonë e kurorëzoi me golin e dytë personal, duke vendosur rezultatin përfundimtarë të takimit, Maqedoni 4, Bullgari 1.

Kundërshtarë i rradhës i Maqedonisë në këto ndeshje parakualifikuese do të jetë Turqia, skuadër kjo që sot barazoi me shifrat 4:4 ndaj nikoqirëve të Lituanisë, pavarësisht se kishte një epërsi prej 3 golash (4:1).

Me një fitore eventuale ndaj kombëtares turke, të besuarit e trajnerit Gazmend Hiseini së paku do të kishin siguruar një nga pozitat e dyta në renditje, që do të ju mundësonte atyre një vend për në raundin kryesor kualifikues.

Ndeshja Maqedoni-Turqi, në program është sot me fillim në ora 15:30 minuta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot