Kuvendi hap konkursin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

- Bota Sot

Kuvendi hap konkursin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Kuvendi i Kosovës sot ka shpallur konkursin për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Avokatit aktual, Naim Qelaj mandati i ka skaduar në fund të shtatorit të vitit 2025, raporton KosovaPress.

Afati për konkurrim për këtë pozitë është prej 10.04.2026, deri më 29.04.2026, në orën 16:00.

Sipas Kuvendit të Kosovës, Avokati i Popullit është institucion i pavarur që udhëhiqet nga parimet e paanësisë, konfidencialitetit dhe profesionalizmit.

“Avokati i Popullit ka kompetencë për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik apo juridik në lidhje me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut, të parapara me Kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, si dhe me konventat e standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit Kuvendi në mënyrë të veçantë do ta ketë në konsideratë përmbushjen e kërkesës së shumëllojshmërisë etnike dhe gjinore”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës për këtë shpallje.

Avokati i Popullit zgjidhet për një mandat 5 (pesë) vjeçar, pa të drejt rizgjedhjeje.

Kandidati për Avokat i Popullit duhet t’i plotësojë këto kushte:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

Të ketë arsimim të lartë universitar;

Të ketë karakter, ndershmëri dhe moral të lartë;

Të ketë eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut;

Të mos ushtrojë funksion në parti politike, të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që e zgjedhë atë apo anëtar/e i/e kabinetit qeveritar;

Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale të dënueshme me legjislacionin e Republikës së Kosovës. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot