Rasti Bonuçi

- Bota Sot

Rasti Bonuçi

Gravina, Gattuso dhe Buffon u larguan, kurse ish-lojtari i Juventusit qëndron në Figc, pasi duhet të plotësojë orët e praktikës.

Shumë tifozë italianë pyesin pse Leonardo Bonuçi nuk ka ndjekur gjurmët e të larguarve Gravina, Gattuso dhe Buffon pas mbetjes së Italisë jashtë Botërorit edhe këtë herë. “La Repubblica” jep një shpjegim të natyrës teknike.

Ndryshe nga drejtuesit e federatës dhe stafi teknik, Bonuçi ka nisur një stazh brenda Club Italia që në tetor të 2024-ës.

Një pozicion që e angazhon atë në seleksionime të ndryshme, që nga U-20 deri te kombëtarja A, në bazë të nevojave organizative të federatës.

Qëndrimi i Bonuçit lidhet me orët e praktikës që duhen plotësuar për Masterin e Coverciano-s e për të marrë kështu licencën Uefa Pro.

Roli i tij në këtë rast është i pavarur nga ajo çfarë ndodhi me stolin e Italisë dhe drejtuesit e futbollit italian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot