Cassano sulmon Allegrin

- Bota Sot

Cassano sulmon Allegrin

Debat i fortë në futbollin italian mes Antonio Cassanos dhe trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri.

Ish-sulmuesi italian, sot opinionist televiziv, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Allegrit, duke e cilësuar atë si “një trajner që nuk është trajner”, madje duke e akuzuar se ka ndikuar negativisht në futbollin italian gjatë viteve të fundit. Cassano u shpreh se nuk e kupton pse tekniku vazhdon të fitojë shuma të mëdha parash, pavarësisht rezultateve dhe stilit të tij të lojës.

Në prag të ndeshjes kundër Udinese-s, Allegri ka zgjedhur të reagojë me qetësi dhe humor ndaj këtyre deklaratave. Ai kujtoi kohën kur kishte drejtuar Cassanon, duke vlerësuar talentin e tij në fushë.

“Kam pasur fatin ta stërvit Cassano-n, kishte veprime të jashtëzakonshme dhe në disa momente i afrohej Ronaldinho-s.

Respektoj mendimet e të gjithëve, por nëse ai më konsideron përgjegjës për problemet e futbollit italian, atëherë më ka bërë një kompliment”, u shpreh Allegri me ironi.

Ky episod shton tensionin në debatet rreth stilit dhe ndikimit të Allegrit, ndërsa Milani synon të fokusohet te sfidat e radhës në kampionat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot