Shqiptari i Kosovës la pa fjalë turqit në Prishtinë, por këta të fundit ia kthejnë...

- Bota Sot

Shqiptari i Kosovës la pa fjalë turqit në Prishtinë, por këta të fundit ia kthejnë...

 Mentor Berisha dhe familja e tij vizituan Presidentin e Federatës Turke të Futbollit İbrahim Ethem Hacıosmanoglu në zyrën e tij në Stamboll, ku ishin të ftuar si mysafirë.

“Berisha më parë kishte tërhequr vëmendjen dhe kishte marrë vlerësime nga qytetarët turq për vendosjen e një shenje në hyrje të restorantit të tij në Prishtinë para finales së play-off-it kualifikues të Kupës së Botës FIFA 2026 kundër Kosovës”, shkruan në faqen e “tff_resmi”. 

Në në shkrim para restorantit dhe para ndeshjes Koosvë – Turqi më 26 mars , shkruante: "Sot jemi rivalë, por gjithmonë miq! Kafeja dhe çaji janë falas për të gjithë tifozët turq. Ju paguat në vitin 1999, sot nuk keni asgjë borxh!"

Në fund të takimit, që u zhvillua në kampin stërvitor të ekipave kombëtare të Turqisë, familja Berisha i dhuroi presidentit të federatës turke tabelën që kishte vendosur në restorantin e saj.

Presidenti Hacıosmanoglu në anën tjetër i dhuroi familjes Berisha fanella të Turqisë me emrat e çdo pjesëtari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot