Simeone shfaqet i qetë

- Bota Sot

Simeone shfaqet i qetë

Në prag të ndeshjes Sevija-Atletiko Madrid, Diego Simeone iu përgjigj gjithashtu incidentit gjatë ndeshjes me Barcelonën ku Mark Pubill kapi topin me dorë në zonë. 

“Unë jam shumë respektues.

Ne jetojmë në Madrid dhe jemi mësuar me këto lloj situatash.

Për ata që e kuptojnë, gjithçka është mjaft e qartë dhe nuk na shqetëson”, shpjegoi Simeone, duke minimizuar ankesat nga klubi blaugrana dhe trajneri Hansi Flik.

Më pas, Çolo i sqaroi më tej mendimet e tij: “Nuk po ankohesha, thjesht po i përgjigjesha një mendimi që më ishte shprehur. Këto dinamika janë pjesë e futbollit”, tha argjentinasi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot