Lirim Kastrati nuk do të jetë në dispozicion të Vllaznisë për pjesën e mbetur të sezonit.
Sulmuesi i kuqebluve iu nënshtrua operacionit, që do ta mbajë të paktën për 6 muaj jashtë fushës së blertë.
Bëhet fjalë për ligamentin krociat, ndërsa te Vllaznia kishin shpresa fillimisht që terapia do të ishte zgjidhja. Dëmtimi erdhi ndaj Egnatias, pikërisht një muaj më parë.
Operacioni në Kosovë ishte i suksesshëm. Tashmë do fillojë një periudhë e vështirë për 27-vjeçarin.
Deri tani është treguar se Vllaznia do aktivizojë opsionin e rinovimit të kontratës edhe për një sezon, duke treguar solidaritet me lojtarin e saj. Zyrtarizimi ndërkohë akoma nuk ka ardhur te kuqeblutë.