Flick para derbit me Espanyolin

- Bota Sot

Flick para derbit me Espanyolin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka hedhur poshtë çdo dyshim për mungesë përqendrimi të skuadrës së tij përpara derbit në LaLiga ndaj Espanyol.

Edhe pse katalanasit kanë një avantazh prej shtatë pikësh ndaj Real Madridit në kampionat, vëmendja mund të shpërqendrohej lehtësisht nga ndeshja e kthimit në çerekfinalet e UEFA Champions League ndaj Atletico Madrid, ku Barcelona duhet të përmbysë humbjen 2-0 të ndeshjes së parë.

Megjithatë, Flick është shprehur i qetë dhe i bindur për gjendjen e ekipit, duke vlerësuar punën në stërvitje: “Sot pata një ndjesi shumë të mirë, atmosfera ishte e shkëlqyer dhe cilësia në stërvitje ishte e lartë”.

Tekniku gjerman theksoi se përqendrimi te çdo ndeshje është thelbësor për skuadrën: “Kjo është ajo që dua të shoh nga lojtarët: gjithmonë të fokusuar dhe të përgatitur për sfidën e radhës. Është puna e tyre dhe duhet ta bëjnë”.

Barcelona synon të vazhdojë rrugën drejt titullit në kampionat, ndërsa paralelisht përgatitet për një përballje vendimtare në Europë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot