Ruben Dias nuk është i disponueshëm për ndeshjen kundër Chelseas.
Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola e ka konfirmuar se portugezi nuk do të jetë në gjendje për fundjavë.
“Ruben Dias po përmirësohet, por nuk është gati për ndeshjen kundër Chelseas”, ka thënë Guardiola në konferencë për media.
Ky do të jetë një hendikep i madh për Qytetarët që po luftojnë që t’ia “vjedhin” titullin Arsenalit në Angli.