Shtangen tifozët e Trabzonsporit

- Bota Sot

Shtangen tifozët e Trabzonsporit

Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të Trabzonsporit për ndeshjen e nesërme me Alanjaspor.

Ky takim është i vlefshëm për javën 29 të Superligës turke.

Klubi ka zyrtarizuar listën me lojtarët e gatshëm, ndërsa Muçi nuk ia doli. Për shkak të dëmtimit që pësoi në javën e kaluar, Muçi humbi edhe takimin me Gallatasarajn.

Mesfushori me tipare sulmuese u paraqit në seancën e djeshme stërvitore, për të testuar veten. Në fund, rezulton që është shpejt për t’u rikthyer në fushë.

Trabzonspori mund të luajë mundësitë e tij për titullin kampion.

Aktualisht regjistron 4 pikë më pak se Gallatasaraj i vendit të parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot