Real Madrid sonte do të përballet me Gironan, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 31-të të La Ligas.
Trajneri Alvaro Arbeloa ka publikuar listën me futbollistët e ftuar, ku vërehet mungesa e tre yjeve të skuadrës.
Antonio Rudiger, Alvaro Carreras dhe Trent Alexander-Arnold janë lënë jashtë skuadrës.
Tifozët duhet të jenë të qetë, pasi ata nuk kanë ndonjë lëndim, por janë pushuar para ndeshjes së kthimit ndaj Bayern Munich në Champions League.
Mungesat e tjera të Realit sonte janë Rodrygo dhe Courtois të lënduar si dhe Mastantuono i suspendur.