Kombëtarja e Kosovës triumfon ndaj austriakëve

- Bota Sot

Kombëtarja e Kosovës triumfon ndaj austriakëve

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka regjistruar fitoren e dytë në grup, duke mposhtur Austrinë me rezultat 6:3 dhe duke siguruar kualifikimin nga raundi paraeliminator.

Dardanët e përzgjedhësit Agon Ramadani dominuan takimin nga fillimi deri në fund, ndërsa pjesa e parë u mbyll me epërsi 2-1 në favor të Kosovës.

Kapiteni Ramadan Alaj ishte figura kryesore e ndeshjes, duke realizuar katër gola dhe duke udhëhequr ekipin drejt fitores me një paraqitje të jashtëzakonshme. 

Nga një gol shtuan edhe Shefki Kameri dhe Shqipërim Imeri.

E gjithë skuadra zhvilloi një ndeshje shumë të fortë, duke fituar duelet dhe duke treguar zemrën e ekipit.

Me këtë fitore, Kosova arrin në kuotën e 6 pikëve dhe siguron kalimin nga grupi, edhe pse ka mbetur për t’u zhvilluar edhe një ndeshje, ajo ndaj Malit të Zi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot