E qartë për të gjithë

- Bota Sot

E qartë për të gjithë

Trajneri i njohur portugez, Zhoze Mourinjo, ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë aventurën e tij me Benfikan edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht spekulimeve për një largim të mundshëm, raportojnë mediet e huaja.

Klubi portugez siç raportohet, po shqyrton mundësinë e zëvendësimit të tij me trajnerin tjetër portugez, Ruben Amorim. Mirëpo vetë Mourinjo ka theksuar se vendimi për të ardhmen i takon vetëm atij.

“Horge Mendes është agjenti im, por unë jam përgjegjës për vendimet e mia. Vendimi im është që dua të vazhdoj te Benfica”, është shprehur Mourinho. I ashtuquajturi “Special One” ka kontratë me klubin deri në fund të sezonit 2026/27, ndërsa marrëveshja përfshin edhe një klauzolë që lejon ndërprerjen e saj nga të dyja palët.

Pavarësisht zërave për ndryshime në stol, deklarata e Mourinjos tregon qartë dëshirën e tij për stabilitet dhe vazhdimësi në projektin me Benfikan.

Pak ditë më parë, “Special One” nuk kurseu lojtarët e skuadrës së tij, si rrjedhojë e dorëzimit në garën për titullin kampion, që tashmë në Portugali është një çështje mes Portos dhe Sportingut.



Lexoni të gjitha në Bota Sot