Manchester City ia rinovon kontratën portierit anglez

- Bota Sot

Manchester City ia rinovon kontratën portierit anglez

Manchester City ka vazhduar kontratën me Marcus Bettinelli.

Portieri anglez ka nënshkruar një kontratë të re, e vlefshme deri në qershor të viti 2027.

33-vjeçari u bashkua me Manchester City verën e kaluar nga Chelsea dhe deri më tani nuk ka luajtur asnjë minutë, pasi para tij ka konkorrencë të fortë, me Gianluigi Donnarumma dhe James Trafford.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të dish se do të jem te Manchester City për një sezon tjetër. Është një privilegj i vërtetë të jem këtu dhe po mësoj shumë çdo ditë.

Puna ime është të jem sa më i mirë që mundem, t’i shtyj përpara portierët e tjerë dhe të sigurohem që, si grup, të përmirësohemi. Mendoj se patjetër që po e bëjmë këtë.”, ka deklaruar Bettinelli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot