Asllani asiston në golin e dytë të Hoffenheimit!
Hoffenheimi ka barazuar në 2-2 rezultatin sonte ndaj Augsburgut në ndeshjen hapëse të xhiros së 29-të të Bundesligës.
Klubi i tre shqiptarëve po humbte 2-0 por ata u kthyen shpejt në lojë, madje gjatë pjesës së parë.
Për golin e dytë kontribuoi sulmuesi Fisnik Asllani i cili asistoi për Bazoumana Toure-në.