Malen shënon het - trik, Roma ruan hapin për 4 vendet e para e Pisa pak shpresa për mbijetesë

- Bota Sot

Malen shënon het - trik, Roma ruan hapin për 4 vendet e para e Pisa pak shpresa për mbijetesë

Roma ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 3:0 ndaj Pisa-s, në takimin e javës së 32-të në Serie A.

Futbollisti holandez Donyell Malen është kreator i fitores së thellë, duke shënuar het - trik në minutën e 3-të, 43-të e 52-tën.

Roma e ruan hapin për katër vendet e para, pozitë që shpie direkt në Champions League, ndërsa Pisa ka pak shpresa për mbijetesë në shoqërinë e më të mirëve.

Roma renditet në vend gjashtë me 57 pikë e Pisa është në fund me 18 sosh.

Malen deri me tash ka shënuar 10 gola, ka 6 më pak se  Lautaro Martinez i Interit që kryeson listën e shënuesve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot