Partizani "shpërblen" talentin e skuadrës para ndeshjes me Elbasanin

- Bota Sot

Partizani "shpërblen" talentin e skuadrës para ndeshjes me Elbasanin

Partizani do të luajë të hënën ndeshjen e radhës në kampionat me Elbasanin në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të të Abissnet Superiore. 

Pas humbjes në shtëpi me Vllazninë, "Demat" kërkojnë ringritjen dhe kthimin te fitorja pasi gara për vendin e katërt dhe të fundit për "Final Four" në klasifikim po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Teksa "Të Kuqtë", po përgatiten për të qenë në formën më të mirë për këtë duel, në seancën e sotme stërvitore është ftuar dhe Fabio Hyseni, talenti i spikatur tek moshat U-17 i cili ka marrë dhe besimin e trajnerit Oltijon Kërnaja për të "udhëtuar" në Elbasan.

Paraqitjet e mira të 16-vjeçarit tek të rinjtë e kryeqytetasve, kanë mjaftuar që në staf të mendojnë për ti dhënë minuta në këtë duel të rëndësishëm dhe mjaft delikat..



Lexoni të gjitha në Bota Sot