Dy gola të bukur, por Real Madridi nuk fiton

- Bota Sot

Dy gola të bukur, por Real Madridi nuk fiton

Real Madridi nuk është në formën e duhur, kjo u vërejt edhe sonte në barazimin me rezultat 1:1 me skuadrën Girona, në takimin e javës së 31-të të kampionatit spanjoll.

Reali bën edhe një hap fals në luftë për titullin e kampionit, ndërsa Girona ka importuar pikë të madhe me shije të fitores.

Në minutën e 51-të, futbollisti Federico Valverde (Real Madrid) habiti të gjithë me një goditje nga rreth 21-22 metra, duke shënuar në këndin e poshtëm të djathtë portës së Gironës, 1:0.

Pas 11 minutave (62’) mysafirët barazuan rezultatin.

Thomas Lemar (Girona) nuk u mbulua mirë nga mbrojtja e Realit, ndërsa goditja e tij nga rreth 18 metra përfundoi në këndin e majtë të portierit Lunin, 1:1.

Reali e zë vendin e dytë me 70 pikë e Girona është në të 12-tin me 38 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot