Ish - gjyqtari tregon pse nuk ndërhyri VAR: Ka udhëzime

- Bota Sot

Ish - gjyqtari tregon pse nuk ndërhyri VAR: Ka udhëzime

Real Madrid mund ta fitonte dje ndeshjen me Zhironën, nëse do të akordohej një penallti në favor të Mbappe në minutën e 88-të.

Sulmuesi i Realit mbeti i gjakosur në fushë, megjithatë gjyqtari Alberola Rohas nuk e konsideroi 11-metërsh.

Përgjegjësi i mbetet edhe VAR-it, që nuk ndërhyri.

Aty ku Trujilo Suarez nuk sinjalizoi për rishikim të rastit. Ish-gjyqtari, Eduardo IIturalde Gonzalez, e mendon një gabim të dukshëm.

“Pse nuk përfshihet VAR? Sepse ka udhëzime që nuk duhet të ndërhyjë në këto lloj lojërash. Më duket si një penallti e qartë. Për mua, është një gabim i qartë dhe i dukshëm”, u shpreh ish-gjyqtari.

Te Reali e mendojnë një vjedhje të pastër. Tashmë Barcelona ka mundësinë që të shkëputet me 9 pikë në krye.



Lexoni të gjitha në Bota Sot