Trajneri Kërnaja e ka pjesë të planeve për sfidën me Elbasanin

- Bota Sot

Trajneri Kërnaja e ka pjesë të planeve për sfidën me Elbasanin

Partizani do të luajë të hënën përballë Elbasanit, ndeshjen që përmbyll javën e 31-të të Abissnet Superiore. Humbja në "Arena e Demave" ndaj Vllaznisë erdhi si "ujë i ftohtë" për Të Kuqtë, të cilët kërkojnë rikthimin te fitorja në transfertë në duelin e radhës për të mbrojtur vendin e katërt. 

Në stërvitjen e fundit tek "Demat", ishte dhe talenti i të rinjve, Fabio Hyseni, i cili u ftua nga trajneri Oltijon Kërnaja për ta bërë pjesë të ekipit të parë dhe për ta ftuar në këtë ndeshje të rëndësishme.

Deri këtu, gjithçka është e rregullt, pasi aktivizimi i të rinjve është një lajm tejet pozitiv në kampionatin shqiptar dhe shërben si shtysë për ti dhënë prioritet akademisë në përfshirjen e rregullt në skuadër.

Mirëpo, kryeqytetasit duhet të maten mirë me këtë veprim, pasi protokolli në rregulloren e Federatës Shqiptare të Futbollit shkruan se skuadrat ndalohen të aktivizojnë futbollist si profesionist pa i mbushur 16 vjeç.

Kështu, trajneri Kërnaja i duhet të mendojë për sulmuesit që ka në dispozicion për të kaluar me sukses testin "Elbasani".

Kujtojmë se Hyseni do ti mbushë 16 vjeç më 26 prill, e ndoshta në ndeshjet e radhës mund të ketë vend për debutimin e tij të shumëpritur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot