E pazakontë! Shtyhet ndeshja e ekipit te Xherdan Shaqirit, ja çfarë ndodhi në zhveshtore

- Bota Sot

E pazakontë! Shtyhet ndeshja e ekipit te Xherdan Shaqirit, ja çfarë ndodhi në zhveshtore

Ndeshja mes Thun dhe Bazel nuk do të luhet sot, siç ishte programuar prej orës 20:30.

Shkak është bërë një zjarr në stadiumin e Bazelit.

Dëmtimet ishin të shumta, ndërsa dhoma e zhveshjes ku vendoset Baseli u shkatërrua plotësisht.

Kështu pati dëme materiale si për stafin mjekësor, edhe fanellat, këpucët e futbollistëve dhe gjëra të tjera personale.

Për këtë Baseli nuk mund të udhëtonte në transfertë dhe ndeshja u shty. Federata publikoi vendimin, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për javën 33.

Bazeli po ashtu raportoi për situatën e pazakontë. “Zjarri me tym të dendur shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe shkatërroi plotësisht të gjithë zonën e dhomës së zhveshjes së ekipit të parë.” Zyra e trajnerit, zyra e menaxherit të ekipit, zonat e fizioterapisë, dushet dhe pajisjet sanitare u dëmtuan gjithashtu. Kujtojmë se për Baselin luajnë Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti dhe Dion Kacuri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot