Skuadra e Arsenalit kryeson renditjen me 70 pikë dhe një epërsi prej nëntë pikësh ndaj Manchester Cityt.
Skuadra e Pep Guardiolës ka një ndeshje më pak për të luajtur.
Arsenal - Bournemouth, luhet sot në orën 13:30!
Me vetëm shtatë javë të mbetura, Arsenali i trajnerit Mikel Arteta nuk ka aspak orar të lehtë.
Pas duelit të sotëm, vjen një ndeshje në shtëpi me Sporting Lisbonën në kuadër të Champions League, pastaj udhëtimi vendimtar kundër Manchester City në derbin e Premier Leagues.
Nga ana tjetër, AFC Bournemouth është i 13-ti në tabelë me 42 pikë dhe po kalon një periudhë të ekuilibruar.
Nga shtatë ndeshjet e fundit, ka 6 barazime e një humbje skuadra e AFC Bournemouth.