Mbrojtësi i Vllaznisë, Jasmin Çelikoviç, ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Teutës që do të luhet nesër në “Loro Boriçi”.
“Teuta është një ekip shumë i fortë, por edhe kanë disa lojtarë që ne mendojmë se do i përgjigjemi, dhe do i shfrytëzojmë këto defekte që kanë te lojtarët. Ishalla do marrim fitore.
Jam shumë i kënaqur. Klubi Vllaznia është ndër më të fortit në kampionatin shqiptar.
Dhe mund ta krahasoj si me qenë te Hajduk Split. Dhe shikoj në të gjitha pikëpamjet e klubit. Dhe aq më tepër te tifozeria që ka, jetojnë me futbollin.
Rival? Elbasani është që luajmë edhe jashtë, por të gjithë ekipet që do luajmë tani janë aty-aty. Të gjithë janë të fortë”, ka thënë mes të tjerash Çelikoviç.