Jasmin Çelikoviç u prezantua si lojtar i lirë te Vllaznia, ndërsa ishte fillimi i muajit tetor në vitin e kaluar.
Mbrojtësi 27-vjeçar firmosi kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit, por me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
Sot në konferencë për shtyp ka shprehur dëshirën e tij, që bashkëpunimi me kuqeblutë të zgjatet. Çelikoviç numëron 14 paraqitje me shkodranët.
Për shkak se Bajrami u dëmtua, u preferua titullar ndaj Partizanit dhe Dinamos. Kështu mendohet të ketë më tepër hapësira, ndërsa faza më e rëndësishme e sezonit ka ardhur.
Karriera e boshnjakut nisi në Kroaci si lojtar profesionist. Aty ku kontratën e parë e firmosi me Rijekën.