Iranit i është refuzuar kërkesa që ndeshjet e Kupës së Botës ti luaj në Meksikës.
FIFA nuk ka lejuar ndryshime të orareve, derisa Irani do të detyrohet të luaj në Amerikë, ashtu siç janë planifikuar ndeshjet më parë.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum.
“FIFA ka vendosur që ndeshjet nuk mund të zhvendosen diku tjetër”, ka thënë ajo.
Kujtojmë që Irani ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës, ku bën pjesë në Grupin G, ku do to luaj me Zelandën e Re, Belgjikën dhe Egjiptin.