Besëlidhja fiton bindshëm derbin e veriut

- Bota Sot

Besëlidhja fiton bindshëm derbin e veriut

Janë mbyllur 5 sfidat e grupit A të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 21-të.

Besëlidhja ka mposhtur 3-0 Shirokën duke vazhduar kryesimin e qetë në renditje me 51 pikë.

Po ashtu, edhe Sopoti ka marrë fitore të rëndësishme në transfertë përballë Erzenit duke mos iu shkëputur dhe duke mbajtur distancën në 6 pikë. 

Në sfidat e tjera, Tërbuni mposhti Naftëtarin minimalisht 1-0, ndërsa dueli i mbijetesës mes Gramshit dhe Basanisë është duke u luajtur, sfidë të cilën po e kryesojnë vendasit 2-0. 

Më poshtë do të njiheni me rezultatet dhe golashënuesit për secilën sfidë. 

REZULTATET

Besëlidhja 3-0 Shiroka (Hila 8, Akansase 26, Fusha 86)

Tërbuni 1-0 Naftëtari (Karaj 49)

Erzeni 1-3 Sopoti (Jata 2/ Aminu 6, 52, Goçi 62)

Luz i Vogël 2008 4-1 Veleçiku (Gjoni 14, Ebube 47, Saliu 68, Edube 83)

Gramshi 2-0 Basania (Hasa 43, Ilesanmi 45) 



Lexoni të gjitha në Bota Sot