Torino fiton me Ismajlin në fushë

- Bota Sot

Torino fiton me Ismajlin në fushë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e parë të javës së 32-të në Serinë A.

Torino e Ardian Ismajlit ka fituar me shifrat 2-1 kundër Veronës.

Goli i parë erdhi nga Simeone në minutën e 6-të ndërsa miqtë rikthyen baraspeshën në të 38’ me Bovie. Goli i fitores për torinezët erdhi në minutë e 50’ nga Kasadei.

Ndërsa Kaljari triumfoi me rezultatin minimal 1-0 kundër Kremonezes. Goli i vetëm u shënua nga vëllai i Pio Espozitos, Sebastiano në të 63-ën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot