Milani kërkon medoemos fitoren kundër Udinezes!
Milani u trondit javën e kaluar pasi u mposht nga Napoli, i cili i mori edhe vendin e dytë në Serinë A.
Sot në orën 18:00, kuqezinjtë do të presin Udinezen në “San Siro” dhe kërkojnë me patjetër fitoren për të mos ju larguar më tepër kreut dhe për të rrezikuar Championsin.
Alegri nuk është kursyer fare duke hedhur në fushë më të mirët që nga Rabio, Modriç, Pulisiç, Leao etj.