Arsenal ka pësuar një humbje të papritur në Premier League, duke u mposhtur 2-1 në shtëpi nga Bournemouth, rezultat që ka hapur përsëri garën për titull dhe i ka dhënë shpresë Manchester Cityt.
Në një ndeshje të zhvilluar në “Emirates Stadium”, miqtë nga Bournemouth kaluan të parët në epërsi më golin e Eli Junior Kroupi në pjesën e parë, pas një aksioni të shpejtë dhe një devijim në zonë.
Ndërkohë, Arsenal reagoi dhe arriti të barazojë me Viktor Gyoekeres nga pika e penalltisë, pas një prekje me dorë në zonë nga mbrojtja e Bournemouth.
Megjithatë, kur pritej presion nga vendasit për golin e fitores, Bournemouth goditi sërish në minutat e fundit. Alex Scott shënoi golin vendimtar në minutën e 74-të duke i dhënë tre pikë të mëdha ekipit të tij.
Arsenal mbetet ende në krye të tabelës, por avantazhi i tyre është rrezikuar seriozisht derisa Man City ka mundësi të ngushtojë diferencën, pasi ka ndeshje më pak të luajtura.
Ndeshja e radhës mes Arsenalit dhe Cityt pritet të jetë vendimtare për sezonin.