Prishtina e Re ka marrë një fitore të rëndësishme.
Ata mposhtën Malishevën me rezultat 2-1 pas një përmbysje të madhe, duke ju dhënë shpresë për mbijetesë.
Golat për Prishtinën e Re i realizoi Ibrahim Kargbo dhe Endrit Baholli, ndërsa të vetmin për Malishevën e shënoi Etnik Brruti.
Me këtë fitore, Prishtina e Re mbetet e fundit në tabelë me 27 pikë, ndërsa Malisheva e 5-ta me 40 pikë.