Mbrojtësi i harruar nga Kombëtarja jep asist në Serinë B

- Bota Sot

Mbrojtësi i harruar nga Kombëtarja jep asist në Serinë B

Federik Veseli është bërë protagonist në ndeshjen e kësaj jave në Serinë B, ku Sudtiroli priste ekipin e Modenës, në një përballje direkte për të siguruar zonën play-off për ngjitjen në elitë.

Veseli la shenjën e tij në këtë takim, kur në minutën e 6-të harkoi në mënyrë perfekte nga e majta për Pietranxhelin, i cili çoi sferën në rrjetë me kokë për të barazuar rezultatin në 1-1.

Megjithatë, shifrat nuk ndryshuan më dhe Sudtirol mbeti përsëri jashtë zonës play-off, teksa nuk ia doli as të ndalte një kundërshtar të mundshëm për të njëjtin objektiv.

Veseli ka gjetur përsëri rregullsinë në fushën e lojës në këtë sezon, por kjo nuk i ka siguruar atij një ftesë me Kombëtaren shqiptare, nga e cila mungon që në marsin e vitit 2024.



Lexoni të gjitha në Bota Sot