Në Vlorë luhet një finale për mbijetesën

- Bota Sot

Në Vlorë luhet një finale për mbijetesën

Ndeshja që hap javën e 31-të në Superiore, mes Flamurtarit dhe Vorës, mund të cilësohet shumë mirë si një finale për mbijetesën pasi do të ndikojë në mënyrë direkte edhe javët në vijim për luftën në fund.

Më saktësisht është shansi i fundit për Flamurtarin i cili në kuotën e 25 pikëve dhe në vendin e fundit në klasifikim, nuk ka më rrugë tjetër veç fitores.

Kurse për Vorën, që ka 30 pikë, një sukses i sotëm do të bënte shumë më të mundshëm qëndrimin në elitë, pa ndjerë shumë trysninë e skuadrave që e ndjekin në renditje.

FORMACIONET ZYRTARE

FLAMURTARI: Aleksovski, Raso, Çantakias, Pjeshka, Veiga, Diavara, Todoroski, Kasa, Mbe, Bintsuka, Maksuti.
Trajner: Andi Ribaj

VORA: Harizaj, Repaj, Shehi, Fazlagiç, Zuna, Vrapi, Dalipi, Barjamaj, Bardhi, Kasalla, Luis Felipe.
Trajner: Arjan Bellaj



Lexoni të gjitha në Bota Sot