Dardanet nesër në mëngjes udhëtojnë drejt Sofjes

- Bota Sot

Dardanet nesër në mëngjes udhëtojnë drejt Sofjes

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave e ka zhvilluar sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Sofjes, ku të martën do të përballet me Bullgarinë, në ndeshjen e tretë të Grupit 2 në Ligën C, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Në seancën e sotme, përzgjedhësi Sami Sermaxhaj është fokusuar në detajet taktike, me theks të veçantë në situatat nga ndërprerjet dhe organizimin e ekipit për përballjen ndaj bullgareve.

Atmosfera në ekip mbetet shumë pozitive, ku të gjitha futbollistet janë të gatshme për lojë, teksa Modesta Uka dhe Valentina Limani pas stërvitjes kanë shprehur besim dhe optimizëm për arritjen e fitores së tretë në këtë cikël kualifikues.

Dardanet nesër në mëngjes udhëtojnë drejt Sofjes, ndërsa të hënën do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para kësaj sfide të rëndësishme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot