Barcelona ka shënuar fitore pa ndonjë mund të madh me rezultat 4:1 ndaj Espanyolit, në takimin e javës së 31-të në kampionatin spanjoll.
Barcelona gradualisht po ia afrohet titullit të kampionit, kur kihet parasysh se tani ka një epërsi të konsiderueshme ndaj Realit.
Ferran Torres ka treguar lojë shumë të mirë duke shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë.
Ai shënoi në minutën e 9-të e 25-të.
Lozano shënoi në minutën e 56-të për Espanyolin.
Portieri Dmitroviq bëri gabim trashanik ku Lamine Yamal ia mori topin dhe realizoi për 3:1 në minutën e 87-të.
Pas dy minutave Rashford thelloi fitoren në 4:1.
Barcelona kryeson me 79 pikë, nëntë pikë më shumë se Reali në pozitën e dytë.
Espanyoli renditet në vend të dhjetë me 38 pikë të mbledhura.