Ribaj pas barazimit I tillë është futbolli

- Bota Sot

Ribaj pas barazimit I tillë është futbolli

Flamurtari dhe Vora barazuan sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i vlonjatëve, Andi Ribaj.  

“Normalisht në ndeshje futesh për të fituar. Si në ndeshjen me Tiranën pësuam gol sapo filloi loja, kështu prishet kur e nis në disavantazh.

Krijuam raste, i patëm rastet. Futbolli i tillë është, e mbajtëm Vorën në gjysmëfushën e tyre në pjesën e dytë. Në pjesën e parë mendoj se bëmë shumë mirë.

Unë edhe gjatë javës, edhe në analizën para ndeshjes, u thashë që të sulmonim nga linjat anësore. Më pas ajo ishte aksion individual dhe aftësi i Diavara që shënoi gol.

U munduam që të luanim me krahët dhe pjesën e parë disi jemi munduar nga e majta me Veiga dhe Bintsouka. Në të dytën, në fund kemi ndryshuar sistem që të ishim sa më shumë në zonën e rreptësisë për të shënuar gol. Bëmë maksimumin, por ndeshja përfundoi në barazim.

E drejtë, e kisha vendosur Bintsoukën e kisha vendosur aty, sepse në fazën difensive ai kthehet. Është e drejtë që është lojtar 9-sh, por i thoja që të qëndronte në gjysmëlinjat e qendrës.

Dy ndeshje në shtëpi që nuk shkojnë mirë ndaj rivalëve? Më vjen shumë keq sepse djemtë po luajnë.

Kemi pësuar gola për mungesë përqendrimi, duke nisur ndeshjen në disavantazh.

U thashë në dhomat e zhveshjes, që në minutat e para duhet të jemi të vëmendshëm.

Ne pësojmë, sepse edhe me Tiranën bëmë mirë në pjesën e dytë. Sot bëmë mirë”, tha Ribaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot