Juventusi i afrohet vendit të tretë! Po ku mbet Edon Zhegrova?

- Bota Sot

Juventusi i afrohet vendit të tretë! Po ku mbet Edon Zhegrova?

Juventusi ka importuar pikë të mëdha nga fusha e nxehtë në Bergamo. 

Tre pikë në kohën e duhur që e kalojnë në pozitën e katërt me 60 pikë, por mos të harrojmë se ka një ndeshje më shumë se Como që gjendet në të pestin.

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Atalantës.

Futbollisti Boga shënoi në minutën e 48-të.

Berat Gjimshiti u paraqit standard për Atalantën, ndërsa Edon Zhegrova as një minutë nuk u fut në lojë në petkun e Juventusit.

Interi kryeson me 72 pikë, pasojnë Napoli me 65, Milani 63, Juventusi 60, Como 58, Roma 57, Atalanta 53 pikë etj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot