Egnatia mban “kurorën” e transfertave

- Bota Sot

Egnatia mban “kurorën” e transfertave

Në “Selman Stërmasi” do të zbresin dy skuadra të cilat janë duke bërë “llogaritë” e fundit në këtë fazë të mbetur të kampionatit.

Tirana-Egnatia, nuk është thjesht një përballje e radhës, por një dëshmi e gjallë se si rivaliteti në krye dhe ai për mbijetesë ekziston akoma, dhe kjo për shkak të luksit që i ofron matematika për të besuar se tek arritjet e objektivave finale ka ende shpresë.

Në plan të parë është Tirana si pritëse e këtij dueli. Bardheblutë u ndalën në barazim me Flamurtarin në Vlorë dhe në shtëpinë e tyre nuk do tolerohet asnjë pikë e lëshuar, kjo sepse rivali e tyre i drejtpërdrejtë Vora, pati të njëjtin fat ndaj të njëjtit kundërshtar dhe me një rezultat identik.

Të besuarit e trajnerit Orges Shehi, gjatë stërvitjes së tyre e kanë bërë gati dhe planin se si do të paraqiten në fushë përballë rrogozhinasve, ndërsa pritet një formacion plotësisht ofensiv për të rrezikuar portën e kundërshtarit, me qëllim marrjen e tri pikëve.

Në anën tjetër, miqtë nuk mbeten pas në qasjen e tyre se si do të hidhen në fushë.

Djemtë e Edlir Tetovës mbajnë statusin si “magnet” fitoresh në përballjet që kanë luajtur në transfertë, duke koleksionuar 25 pikë në 15 ndeshje deri më tani.

Pretendimet e tyre janë të mëdha pasi dhe distanca me kreun është vetëm 2 pikë, ndërsa kanë vetëm 1 një më shumë dhe se ndjekësit e Elbasanit në vendin e tretë. Mes dy zjarreve nuk mund të digjesh, ndaj dhe Egnatia e ka të qartë se për të mos u shkëputur nga ëndrra për titullin, duhet t’i prishë planet kundërshtarit përballë.  



Lexoni të gjitha në Bota Sot