Trajneri i Çelsit, Liam Rosenior, ka folur për mosmarrëveshjet me Enzo Fernandez.
Mesfushori argjentinas ishte dënuar me dy ndeshje nga klubi, për shkak të disa deklaratave të bëra, ku thoshte se i pëlqen Real Madridi, duke lënë të kuptohet një dëshirë të mundshme për t’u larguar.
Por Rosenior tha se tashmë ka biseduar me Fernandez, derisa ky i fundit i ka kërkuar falje atij dhe klubit londinez. “Ai i kërkoi falje klubit dhe mua.
Do ta zgjidhim këtë pas ndeshjes së së dielës. Ishte një takim serioz në lidhje me një çështje serioze për Encon.
Nuk e vë në dyshim Enzon apo karakterin e tij, por vendosëm ta disiplinojmë”, deklaroi Rosenior.
Komentet e bëra nga argjentinasi kishin bërë që klubi ta pezullonte atë përkohësisht për dy ndeshje, ku Fernandez nuk luajti ndaj Port Vale në “FA Cup”, e po ashtu do të humbasë supersfidën ndaj Mançester Sitit, që do të zhvillohet të dielen.