Jamal Musiala kaloi gjysmën e sezonit i lënduar.
Kjo erdhi pas ndërhyrjes së Gianluigi Donnarummës ndaj tij, në ndeshjen që e zhvilluan në Botërorin e Klubeve ku i theu këmbën.
Legjenda e Bayernit, Oliver Kahn foli për situatën e Musialës, ku madje e këshilloi edhe të mos luante në Botëror në mënyrë që të gjej formën e mirë.
Kjo solli reagimin e tij, duke thënë se dëshiron që të jetë prezent në verë me “Die Mannschaft”.
“Dua patjetër të shkoj në Kupën e Botës! Nuk e lexova çfarë tha, por dua patjetër të shkoj në Kupën e Botës. Fokusi im tani është të ndihmoj FC Bayernin të fitojë gjithçka dhe pastaj dua të ndihmoj vendin tim në verë”, u shpreh Musiala.