Shkolla e Futbollit “Yjet 05” U-11 nga Ferizaj, me sukses prezantuan Kosovën në turneun në Lyon të Francës.
Njomaku Uron Salihu spikati në këtë turne me mbrojtje bravuroze, për çka edhe u shpall portieri më i mirë.
E veçanta e Uronit është se për moshën që ka, gjatësinë dhe reflekset i ka të jashtëzakonshme.,
“Yjet 05”
”Uroni, në turneun ndërkombëtar me gjeneratën U11 të mbajtur në Lyon të Francës, ai u shpall portieri më i mirë i turneut, një vlerësim i merituar për punën, përkushtimin dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm”, thuhet nga faqja e shkollës së futbollit.
Njomakët e kësaj shkolle treguan lojëra të mira në një turne shumë të fortë në Lyon.
“Skuadra jonë mori pjesë në një turne ndërkombëtar në Lyon të Francës me gjeneratën U-11, ku konkurruan gjithsej 35 ekipe nga vende të ndryshme të botës.
Ishte një eksperiencë e paharrueshme për lojtarët tanë, të cilët treguan disiplinë, përkushtim dhe shpirt të lartë gare.
Sistemi i garës ishte i ndarë në Champions League dhe Europa League, ku ekipet kualifikoheshin në bazë të performancës.
Me një paraqitje të shkëlqyer, “Yjet 05” arritën të sigurojnë një vend në Champions League, duke përfunduar në një vend shumë të merituar, vendin e 4-të nga 35 ekipe pjesëmarrëse si dhe në çmimet individuale u përzgjedh portieri më i mirë i turneut Uron Salihu”, ka njoftuar Shkolla e futbollit “Yjet 05”..