Ernest Muçi ka vazhduar edhe këtë fundjavë të qëndrojë larg fushave të lojës për shkak të dëmtimit të dyfishtë që ka pësuar në javët e kaluar, në ije dhe në kyçin e këmbës.
Futbollisti u largua nga Kombëtarja pas ndeshjes me Poloninë për shkak dëmtimi por mungoi në dy ndeshjet e radhës në kampionat me Trabzonspor.
Pasi humbi ndeshjen me Gallatasarajn, ai nuk mori pjesë as në duelin e djeshëm ndaj Antaljaspor teksa mbizotëron ende pasiguria rreth kthimit të tij në fushën e lojës.
Por sipas mediave vendase, situata është drejt përmirësimit dhe kanë treguar se kur mund të kthehet sulmuesi.
Portalet pranë klubit të Trabzonspor kanë mësuar se në ditët e ardhshme Muçi pritet t’i bashkohet përsëri në stërvitje pjesës tjetër të skuadrës.
Muçi pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Teke në ndeshjen e të dielës së ardhshme ndaj Bashakshehir, që shihet si një nga më vendimtaret sa i përket pjesës së mbetur të sezonit. Kjo, për faktin se sfida do të luhet në stadiumin e boshatisur, pasi tifozët e Trabzonspor janë dënuar nga Federata Turke pas thirrjeve kundër Gallatasarajt në ndeshjen e kaluar.