Shehi flet për gjendjen e Egnatias: Përderisa janë në atë situatë...

- Bota Sot

Shehi flet për gjendjen e Egnatias: Përderisa janë në atë situatë...

Tirana dhe Egnatia do të përballen sot në kuadër të javës së 31-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të nisë në orën 16:00. Në prag të këtij takimi para gazetarëve ka folur edhe trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.

“Mendoj se anën psikologjike sigurisht jemi munduar ta kemi në gjendjen optimale, edhe pse na mungon Cortes dhe Tare për arsye dëmtimi. Pjesa tjetër është e gatshme.

E dimë qe është ndeshje e rëndësishme, duke bashkangjitur edhe anën psikologjike që duhet ta kemi në dozën maksimale. Shpresojmë që të bëjmë mirë.

Patjetër kalendari na vendos përballë me skuadra që janë në pjesën e sipërme të tabelës.

Përderisa janë në atë situatë, janë skuadra që kanë bërë mirë.

Sidomos Egnatia që vitet e fundit ka qenë një nga skuadrat, apo skuadra më e mirë e kampionatit. Ne do të bëjmë atë që kërkojmë të bëjmë gjithmonë, të bëjmë maksimumin dhe të jemi vlerësues të situatave sepse ato të kthejnë ndeshjen në favor apo disfavor.

Duke pasur parasysh që luajmë me skuadra në pjesën e sipërme te tabelës, na del për detyrë të jemi vigjilentë dhe kërkues në çdo moment të lojës

Duke mos marrë parasysh çfarë ka ndodhur më parë, momenti i duhur për ne është të kërkojmë maksimumin. Në këtë pozicion ku jemi duhet të marrim ndeshjet me seriozitet e disiplinë se e dimë që nuk ka kohë më për të rikuperuar, kampionatit po i vjen fundi.

Nuk duhet të mendojmë të gjashta ndeshjet, por ndeshjet e radhës një nga një për të marrë e dhënë maksimumin në çdo takim”, tha Shehi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot